Juventusi ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë si mysafirë i Atalantas (1-0).
‘Zonja e Vjetër’ e nisi furishëm ndeshjen duke arritur që të shënojë që në minutën e tretë me sulmuesin Gonzalo Higuain që ka arritur ta ri gjejë formën.
Argjentinasi mori një top në dalje të zonës, dribloi një mbrojtës kundërshtarë dhe shënoi në portën e Etrit Berishës.
Atalanta kishte rast të mirë ta barazojë rezultatin në minutën e 26-të kur fituan penallti pas prekjes me dorë nga Benatia.
Nga pika e bardhë gjuajti Alejandro Gomez, pro Buffon arriti ta ndal gjuajtjen e tij.
Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më raste për gol dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Juventusit.
Pjesa e dytë në fillim ishte më e qetë, pasi Zonja e Vjetër arrinte ta menaxhonte lojën.
Por minuta e fundit ishin të zjarrtë, pasi Juventusi tentoi në Higuain, ndërsa Atalanta kishte rast shumë të mirë me Ilicic, por Buffon sërish ruajti portën.
Juventusi me këtë fitore bën një hap shumë të rëndësishëm për të kaluar në finale të Kupës së Italisë./Telegrafi/
Higuain goal !
https://t.co/wXnSKxJshI— JuveFC (@juvefcdotcom) January 30, 2018