Juventusi ka fituar në udhëtim te Bologna me rezultat 2-0 dhe kështu ka kaluar në cerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret edhe në Kupën e Italisë, pasi e ka mposhtur me lehtësi Bolognan.
Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të Zonjës së Vjetët, e cila përveç rasteve dhe menaxhimit të lojës, arriti të shënojë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Federico Bernardeschi, i cili shënoi për 1-0 pas një dalje të gabuar nga portieri vendas.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Juventusi që foli fjalën e fundit duke menaxhuar mirë lojën dhe rezultatin.
Edhe në këtë 45 minuta skuadra e Allegrit krijoi shumë raste dhe shënoi edhe një gol në minutën e 49-të me anë të Moise Kean, i cili dyfishoi epërsinë.
Da Bologna… a Bologna
Le due reti di Moise #Kean con la maglia della Juventus in tutte le competizioni sono entrambe arrivate contro il Bologna al Dall'Ara (la prima il 27 maggio 2017 in Serie A).👏⚫️⚪️#BolognaJuve pic.twitter.com/x5ucS7FOhG
— JuventusFC (@juventusfc) January 12, 2019
Pas këtij goli, Juventusi tentoi të luante sigurt dhe ta shënonte edhe ndonjë gol me futjen në lojë të Cristiano Ronaldos dhe Paolo Dybalas, po shifrat mbeten të pandryshuara dhe në fund fituan me rezultat 2-0.
Në çerekfinale, Zonja e Vjetër e pret fituesin e ndeshjes së nesërme (e diel) Atalanta-Cagliari. /Telegrafi/
https://twitter.com/viavideogoals/status/1084179077966319616
https://twitter.com/viavideogoals/status/1084193817652277248