Site icon Telegrafi

Juventusi fiton derbin lokal ndaj Torinos, rikthehet në pozitën e parë (Video)

Juventusi ka fituar derbi e zjarrtë lokal ndaj Torinos me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A, fitore kjo që e bën lider të përkohshëm në kampionat.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por me Juventusin për një nuancë më të mirë pasi gjeten golin e epërsisë edhe përkundër se ishin pa sulmuesin kryesor, Gonzalo Higuain.

Luhej minuta e 14-të e ndeshjes kur sulmuesi argjentinas u lëndua dhe u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 15-të, ku në vend të tij hyri Federico Bernardeschi.

Higuain u detyrua ta lë fushën pas lëndimit (Getty Images)

Ishte pikërisht Bernardeschi, i cili asistoi për mrekulli për Alex Sandron, i cili nga afërsia kaloi Juventusin në epërsi 1-0 në minutën e 33-të dhe dërgoi skuadrën në pushim.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë shumë e matur dhe fizike me Juventusin që tentonte të rrezikonte me kundërsulme, ndërsa Torino provonte me ndonjë aksion eventual ta gjej golin e barazimit.

Sandro shënoi golin e fitores (Foto: FC Juventus)

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën e rrjetës në këta 45 minuta dhe ndeshja përfundoi me fitoren shumë të vlefshme të Juventusit me rezultat 0-1.

Pas kësaj fitore, Juventusi rikthehet në pozitën e parë në Serie A me 65 pikë apo dy më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak, ndërsa Torino zë vendin e nëntë me 36 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët e presin në shtëpi Atalantan, ndërsa Torino udhëton drejt Hellas Veronas. /Telegrafi/

https://twitter.com/JuveFCid/status/965203033977012225

Exit mobile version