Telegrafi

Juventusi fillon bisedimet me Lyonin, favoriti kryesor për transferimin e Aouar

Houssem Aouar vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi i Italisë po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në repartin e mesfushës, pasi priten largime të mëdha.

Miralem Pjanic, Aaron Ramsey e Adrien Rabiot janë në listën e largimeve, ndërsa Aouar është dëshira kryesore për këtë repart.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër tanimë ka nisur bisedimet me Lyonin dhe presidentin e këtij klubi Jean-Michel Aulas për transferimin e lojtarit.

Juventus është gati të shpenzojë 50 milionë euro, për të marrë lojtarin, por kjo ofertë duket e ulët për Lyonin.

Klubi francez kërkon që në ofertë të përfshihen edhe disa bonuse për të arritur shuma në 60 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e dy klubeve do të takohen në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, ku mund edhe të finalizohet marrëveshja për transferimin e Aouar në Juventus.

Përveç kampionëve të shumëfishtë të Italisë, për francezin interesim kanë shprehur edhe Real Madrid, Manchester City e Chelsea. /Telegrafi/