Site icon Telegrafi

Juventusi favorit për transferimin e Tonalit

Sandro Tonali (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Raportet në Itali kanë zbuluar se Juventusi po drejton garën për yllin e Brescia, Sandro Tonali, por ata do të përballen me konkurrencë të fortë nga klubet më të mëdha në Evropë.

Presidenti Massimo Cellino bëri mirë që mbajti reprezentuesin e ri italian verën e kaluar dhe vlera e tij është rritur pas paraqitjeve të tij në nivelin e lartë.

Alfredo Pedulla nga SportItalia ka raportuar se skuadrat evropiane si Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin i cili tani vlerësohet 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Juventusi shpreson të fitojë garën për Tonalin

Megjithatë, sipas mediumit Corriere dello Sport, Juventusi është favorit dhe se Zonja e Vjetër aktualisht po planifikon për një të ardhme me Tonalin në ekip.

Pas sigurimit të Dejan Kulusevskit nga Atalanta më herët këtë dimër, Tonali mund të jetë ardhja e radhës për Bianconerët dhe Interi tashmë ka hequr dorë për shkak të vlerës së madhe të 19-vjeçarit.

Lexo po ashtu Rivaliteti Juventus-Inter nuk mbaron kurrë, dy klubet në luftë për tre lojtarë

Tonali ka luajtur 18 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka shënuar një gol. Ai i ka shtuar dy asistime, por nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë Brescian të qëndrojë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Pas 19 ndeshjeve, skuadra nga Lombardia janë një pikë prapa vendit të fundit nëligë dhe përballen me një betejë të fortë për të qëndruar lart këtë pranverë. /Telegrafi/

Exit mobile version