Juventusi thuhet se po mban shënimet e çdo lëvizjeje rreth yllit të Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland dhe është gati të nisë një përpjekje të tretë për të nënshkruar me norvegjezin.
Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv Fabio Paratici tashmë kishte provuar ta sillte në Itali nga Molde në vitin 2018, kur adoleshenti norvegjez zgjodhi një transferim në RB Salzburg, ku ai shpërtheu shumë shpejtë.
Në janar, Bianconerët u lidhen përsëri me talentin, i cili ka shënuar nëntë gola në tetë ndeshje në Bundesliga për Die Schwarzgelben që nga ardhja e tij.
Pas shfaqjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë herë në fazën e grupeve dhe rekordit të jashtëzakonshëm në Superligën e Austrisë, 19-vjeçari ishte i lidhur me një mori klubesh të larta në kontinent.
Gazeta pretendon se Juventusi është ende i interesuar të mësojë në lidhje me situatën e të riut në Westfalenstadion, duke i kërkuar agjentit Mino Raiola të përditësojë çdo lëvizje të mundshme rreth Haalandit.
Juventusi e ka ende në shënjestër norvegjezin, por mund të duhet të presë një vit ose dy dhe të përgatitet të ketë një konkurrencë të ashpër për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/