Telegrafi

Juventusi është gati ta shesë Bentancurin

Është zbuluar tashmë nga mediat se Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin uruguaian, Rodrigo Bentancur.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Bentancur nuk konsiderohet më si zgjedhja e parë për trajnerin Andrea Pirlo dhe bordi e sheh mundësinë e tyre për të fituar para nga shitja e tij.

Juventusi tani është gatshëm të dëgjojnë ofertat në lidhje me mesfushorin e tyre qendror dhe ofertat e kënaqshme pritet të pranohen.

Zonja e Vjetër thuhet se ka vendosur një çmim për 23-vjeçarin dhe besohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Klubi italian synon të shesë përfaqësuesin uruguaian dhe menjëherë ta investojë përsëri në skuadër.

Emri më i përfolur për mesfushë është ai i Manuel Locatellit të Sassuolos, ndërsa pëlqehet edhe Hossem Aouar i Lyonit. /Telegrafi/