Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka qëllim madhor triumfin në Ligën e Kampionëve.
Por edhe me transferimin e Cristiano Ronaldos, Zonja e Vjetër nuk ia arritir një gjëje të tillë.
Juventus po synon të përforcohet ende në fazën e sulmit dhe ëndrra e tyre mbetet Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian është njëri nga më të mirët në botë dhe presidenti Andrea Agnelli ëndërron ta shoh me fanellën bardhezi.
27-vjeçari edhe më parë ka luajtur në Itali me Fiorentinën e Romën duke treguar se përshtatet mjaftë mirë me futbollin italian.
Kjo është një arsyeje më shumë që Zonja e Vjetër kërkon ta transferojë atë në verën e vitit të ardhshëm.
Gjithnjë sipas medieve italiane dhe atyre angleze, Juventus ka gati 200 milionë euro për transferimin e egjiptianit në Torino.
Edhe pse një gjë e tillë vështirë të ndodhë pasi Liverpool e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e saj. /Telegrafi/