Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli thuhet se është duke eksploruar një lëvizje të mundshme gjatë verës për sulmuesin anësor të Lazios, Mattia Zaccagni.
28-vjeçari italian ka vazhduar të jetë një lojtar kyç për Maurizio Sarrin që nga ardhja e tij nga Hellas Verona në verën e vitit 2021. Gjatë tre viteve të fundit, ai ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 18 asistime në 105 ndeshje në të gjitha garat.
Zaccagni ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Lazion dhe është duke pritur për një marrëveshje të re prej disa kohësh. Presidenti i klubit, Claudio Lotito nuk ka bërë ende një hap vendimtar përpara, duke e lënë italianin në errësirë.
Sipas gazetës Tuttosport, Giuntoli po studion një marrëveshje të mundshme për Zaccagnin në verë, i etur për të shtuar yllin e Lazios në skuadrën e Massimiliano Allegrit, veçanërisht nëse Federico Chiesa vendos të mos nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin.
Drejtori sportiv ishte tashmë i interesuar për 28-vjeçarin gjatë kohës së tij në Napoli dhe tani ai dëshiron të marrë më në fund njeriun e tij. Edhe Fiorentina është e interesuar për Zaccagnin dhe po monitoron nga afër situatën.
Zaccagni tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me Lazion, i gatshëm për të nënshkruar një kontratë që zgjat deri në qershor 2028 me vlerë 3 milionë euro neto në sezon, por asnjë përparim nuk është bërë që atëherë, duke bërë që agjenti i tij Mario Giuffredi të mbajë një sy te klubet tjera. /Telegrafi/