Juventusi është duke planifikuar të bëjë edhe një transferim me parametra zero në verën e vitit 2020.
Sipas Calciomercatos, Zonja e Vjetër po shpreson që ta transferojë mbrojtësin e Paris Saint-Germianit në verën e ardhshme.
Mbrojtësi belg mund të bëhet lojtari i dytë që i bashkohet skuadrës italiane nga ajo franceze si lojtar i lirë, pas Adrien Rabiotit që kalojë në Torino në këtë afat.
Meunier thuhet se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me kampionin e Ligue 1, shkaku i hapësirë së vogël që ka në skuadër.
Juventusi ka filluar bisedimet me agjentin e belgut për të arritur një marrëveshje paraprake, në mënyrë që të mos rivalizohet nga skuadrat e tjera.
Në garë për transferimin e Meunier janë edhe skuadrat si, Arsenal, Bayern Munich dhe Manchester United, mirëpo e gjitha do të varet nga dëshira e lojtarit se ku dëshiron të luajë. /Telegrafi/