Telegrafi

Juventusi e sheh Bernardeschin si zëvendësues për Pjacan

FLORENCE, ITALY - MARCH 12: Federico Bernardeschi of ACF Fiorentina during the Serie A match between ACF Fiorentina and Cagliari Calcio at Stadio Artemio Franchi on March 12, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Lëndimi i Marko Pjacas ka bërë që Juventusi të futet në garë fuqishëm për anësorin e Fiorentinës, Federico Bernardeschin.

Pjaca do të jetë jashtë fushave për më së paku gjashtë muaj shkak i këputjes së ligamenteve.

Bianconerët kanë qenë edhe më herët të lidhur me Bernardeschin, por Tuttosport shkruan se për lojtarin tani do të tentohet seriozisht.

23 vjeçari ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratën e re me klubin, ndërsa aktualja i skadon në vitin 2019.

Zonja e Vjetër vetëm ka vënë kontaktet dhe marrëveshja pritet të përmbyllet në qershor.

Bernardeschi duket një blerje ideale duke e parë mënyrën se si po luan Juve tani.  /Telegrafi/