Telegrafi

Juventusi e PSG afër marrëveshjes për shkëmbimin De Sciglio – Kurzawa

Juventusi është i gatshëm të heq dorë nga Mattia de Sciglio qysh në këtë afat kalimtar.

Zonja e Vjetër thuhet se po tenton të transferojë Layvin Kurzawan nga Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi francez nuk është i lumtur te parisienët, andaj mund të pranojë të kalojë në Serie A, derisa kampioni i Ligue 1 ka kohë që e kërkon transferimin e De Sciglios.

Calciomerato  raporton se të dyja klubet janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

Që të dy lojtarët thuhet se do të nënshkruajnë një kontratë deri në vitin 2024 me një pagë prej 3.5 milionë eurove në sezon.

Marrëveshja mund të mbyllet me fillim të javës së ardhshme, derisa edhe të dy agjentët e lojtarëve po punojnë që t’i mbyllin transferimet. /Telegrafi/