Juventusi është në gjendje ta pres yllin e Lazios, Keita Balden deri në vitin e ardhshëm.
Bianconerët edhe pse kanë bërë ofertë prej 20 milionë eurove, Lazio nuk dëshiron ta lëshojë lojtarin nën shumë e 30 milionë eurove.
Keita mbetet pa kontratë vitin e ardhshëm dhe kryesia e Juventusit nuk dëshiron ta paguajë shumën aktuale.
Sipas SportMediaset klubi bardhezi është në gjendje të pres deri në verën e ardhshme.
Nga muaji janar Keita ka të drejtë të nënshkruajë kontratë me cilin do klub. /Telegrafi/