Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi, do të rikthehen me dëmtime te Juventusi pas ndeshjeve ndërkombëtare me Argjentinën dhe Italinë.
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka një problem muskulor dhe nuk do të jetë i disponueshëm kur Argjentina të përballet me Brazilin në kualifikueset e Kupës së Botës.
Sulmuesi i Argjentinës ka luftuar me një shqetësim muskulor pasi mbrojtësi i Uruguait, Joaquin Piquerez e goditi në këmbën e majtë.
Sipas Sky Sport Italia kthimi i tij në Torino është planifikuar për nesër në mbrëmje.
Ai do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Juventusit, për të kuptuar nëse sulmuesi do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër Lazios në Serie A.
Në anën tjetër Federico Bernardeschi do të jetë jashtë fushës për të paktën disa javë pasi mjekët e Juventusit e diagnostikuan atë me një tendosje në ijë.
Le ultime dal #TrainingCenter e le condizioni di @fbernardeschi ??
— JuventusFC (@juventusfc) November 16, 2021
Ai pati një problem muskulor dhe u kthye në Torino për analiza mëngjesin e sotëm.
Një deklaratë nga klubi konfirmon se lojtari do të jetë jashtë fushës për të paktën disa javë. /Telegrafi/