Telegrafi

Juventusi e do Milikun si transferim të lirë

Juventusi është duke tentuar që ta bind Arkadiusz Milikun që të kalojë në radhët e tyre si transferim i lirë.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër është tashmë në kontakt me agjentin e sulmuesit polak.

Milik thuhet se preferon që të kalojë në Torino, mirëpo Napoli po tenton që t’i ofrojë kontratë të re.

Marrëveshja aktuale mes klubit napolitan dhe lojtarit skadon në verën e këtij viti, mirëpo bisedimet nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Në garë për transferimin e Milik është edhe Roma, mirëpo kampioni në fuqi është aktualisht duke i prirë garës. /Telegrafi/