Mesfushori i Lyonit, Corentin Tolisso, thuhet se është çdo herë e më afër Juventusit, të cilët janë duke i ofruar një kontratë katërvjeçare.
Bianconerët kanë qenë të lidhur me 22-vjeçarin francez për disa muaj, edhe pse vetë lojtari asnjëherë nuk ka nxitur thashetheme në deklaratat e tij.
Pavarësisht nga kjo, Tuttomercatoweb raporton se bisedimet janë shumë të avancuara për Tolisso, i cili mund të fitojë paraqitjet e tij të parë me kombëtaren e Francës kundër Luksemburgut apo Spanjës gjatë pushimit aktual ndërkombëtar.
Faqja italiane e internetit raporton se Juve ka vënë një kontratë katër-vjeçare në tryezë, me qëllim të mbylljes zyrtarisht të marrëveshjes para hapjes së afatit kalimtar të verës.
Presidenti i skuadrës franceze, Jean-Michel Aulas, ka konfirmuar tashmë se ka pasur kontakt me Zonjën e Vjetër në janar.
Çmimi i talentit francez besohet të jetë rreth 30 milionë euro, por francezët janë të vështirë për biznes dhe çmimi pritet të jetë më i lartë në rast transferimi. /Telegrafi/