Site icon Telegrafi

Juventusi e kishte në dorë De Gean

Ish portieri i Juventusit, Michelangelo Rampulla i ka thënë Gazzetta dello Sportit se Juventus e kishte në dorë portierin e tanishëm të Manchester United, David De Gean

De Gea tani është një nga lojtarët kryesor të United pas kalimit të tij te kjo skuadër nga Atletico Madrid.

Sipas Rampullas, Juventus ka mundur t’i sigurojë shërbimet e tij kur ai ishte 16 vjeçar.

Ndodhi që Juventusi u largua nga Seria A dhe transferimi nuk u bë erdhe pse ai shihej si zëvendësues ideal i Giggi Buffonit, i cili i qëndroi besnik klubit.

Lexo po ashtu Railoa: Do ta bëjë të pamundurën që ta dërgojë Matudin te Juve

“Ai qëndroi (Buffon), person i madh, por unë u kisha dhënë një listë me emra të mundshëm për ta zëvendësuar”.

“Në fillim të listës ishte portieri spanjoll De Gea, që ishte shumë i ri. Ideja më e mirë ishte ajo, por sipas traditës, Juventusi u beson vetëm portierëve italian”, ka thënë Rampulla. /Telegrafi/

Exit mobile version