Juventusi e ka testuar sistemin 4-3-3 mëngjesin e të mërkurës, mirëpo gjasat janë më të mëdha që Massimiliano Allegri t’i qëndrojë besnik formacionit 4-2-3-1 kundër Sporting CP.
Bianconerët luajnë kundër skuadrës portugeze në xhiron e tretë në kuadër të Grupit D. Të dyja këto ekipe i kanë nga tri pikë, me nga një fitore dhe nga një humbje në dy xhirot e para.
Tuttomercatoweb raporton se trajneri Allegri e ka provuar sistemin 4-3-3 në stërvitjen e fundit të ditës së mërkurë.
Në atë formacion, Miralem Pjanic ka luajtur më përpara, Blaise Matuidi në anën e majtë të mesfushës, kurse Sami Khedira në anën e djathtë.
Paulo Dybala ka luajtur në anën e majtë të sulmit, Mario Mandzukic në anën e djathtë, kurse Gonzalo Higuain si qendërsulmues.
Sidoqoftë nuk është e qartë se a do të luajë Juve me këtë formacion në takimin që zhvillohet në Torino.
Dy formacionet e mundshme të Juventusit:
Buffon; Sturaro, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.
Buffon; Sturaro, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Higuain, Mandzukic. /Telegrafi/
A 24 ore esatte da #JuveSCP, i temi del match di #UCL nelle parole di @OfficialAllegri e @chiellini 🎙#FinoAllaFine ⚪️⚫️ pic.twitter.com/JFX4K7P8RP
— JuventusFC (@juventusfc) October 17, 2017