Telegrafi

Juventusi e ka paguar klauzolën e Manolasit te Roma

Kostas Manolas. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë dhe nuk është më sekret, ndërsa emrat që shihen si kandidatë potencialë janë të shumtë.

Gjithsesi së fundi në krye të listës ka përfunduar greku i Romës, Kostas Manolas.

Ai pritet të largohet nga kryeqytetasit në fund të sezonit dhe Juventusi është gati ta marrë në Torino.

Kostas Manolas. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Kontrata e grekut me Romën është e vlefshme deri në verën e vitit 2022, por klauzola e tij është 36 milionë eurove, që flitet se është paguar tashmë nga bardhezinjtë.

Ai shihet si njeriu ideal për të luajtur në krah të Leonardo Bonuccit në qendër të mbrojtjes.

Manolas e Matuidi. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Kjo psi Giorgio Chiellini po ka shumë lëndime, ndërsa Andrea Barzaglin do të pensionohet në fund të edicionit. /Telegrafi/