Tashmë për ndeshjen me Udinesen te Juventusi është ftuar edhe talenti i madh Moise Kean që është vetëm 16 vjeçar.
Ai cilësohet si Balotelli i ri, ndërsa ditë më parë u pyet për një gol që e shënoi me Juventusin U-17, ai u përgjigj se nuk e numëron atë gol.
Ai ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e para për të rinjtë Juventusit, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares së Italisë.
Edhe pse është ftuar ai nuk ka kontratë profesionale me Juventusin edhe pse klubi e konsideron si njëri prej talenteve më të mëdhenj.
Kean është nën menaxhimin e Mino Raiola, agjenti që e dërgoi Paul Pogban drejt Manchester United, për shumë rekord prej 105 milionë euro.
Railla kishte folur për të në një intervistë për Corriere dello Sport.
“Kean. Jo vetëm pse jam agjenti i tij. Ai është vetëm 16 vjeç dhe nëse vazhdon kështu ai do të bëhet numër 1. Ai mund të jetë një nga yjet e mëdha të Juvenusit. Ai ka talent, fizik dhe vetësakrificë”, ka thënë Raiola.
Ai është një zezak italian me prejardhje nga Afrika, ndërsa për menaxher ka Raiola, dhe është e pamundur të mos krahasohet me Mario Balotellin.
Është vetë Kean që ka shprehur admirimin për numrin 9 të Nices. “Për dallim për budallaqet që i b, më pëlqen shumë si lojtar”.
Ai edhe pse ka lindur në Itali nuk e harron prejardhje e tij.
“Origjina ime është nga Bregu i Fildishtë dhe këtë nuk e harroj kurrë, por unë kam lindur në Itali dhe jam rritur këtu. Jam i nderuar që veshi fanellën e kësaj kombëtareje”, ka thënë lojtari i ri që pritet shumë nga ai. /Telegrafi/