Site icon Telegrafi

Juventusi e ka finalizuar marrëveshjen për Milik

(Foto: Getty Images)

Juventusi ka arritur marrëveshje me Olympique Marseille për ta blerë kartonin e Arkadiusz Milik për gjashtë milionë euro plus bonuset.

Sulmuesi ka qenë i huazuar te Zonja e Vjetër ne edicionin që lamë pas me opsion blerjeje, mirëpo klubi italian kërkoi uljen e çmimit që ishte shtatë milionë euro.

Megjithatë, Bianconerët nuk kanë arritur ta ulin shumën në nivelin e dëshiruar, ashtu që do të paguajnë gjashtë milionë euro plus një milion të tjera në formë bonusesh.

Lexo po ashtu Allegri refuzon ofertën saudite me rrogë trefish më të lartë dhe nis planin e ri për Juven

Lajmin për arritjen e marrëveshjes mes klubeve e kanë konfirmuar ekspertët e transferimeve, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano.

Polaku regjistroi 39 paraqitje zyrtare për Juventusin në sezonin 2022/2023 duke realizuar nëntë gola dhe duke dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version