Juventusi e ka filluar mbarë mbrojtjen e titullit, pasi e ka mposhtur Parmën me rezultat 0-1 në xhiron e parë në Serie A.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga Zonja e Vjetër, derisa golin e parë e realizoi Giorgio Chiellini në minutën e 21-të, pas asistimit që pranoi nga Alex Sandro.
Skuadra torineze e dyfishoi rezultatin me anë të Cristiano Ronaldo në fund të pjesës së parë, mirëpo goli u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga Juventusi, derisa ylli portugez tentoi në vazhdimësi që ta shënonte golin e tij të parë në këtë sezon, por ishte i pafatë.
Nga ana tjetër edhe Parma kishte rastet e tyre, mirëpo Leonardo Bonucci dhe Chiellini ishin shumë të disponuar për lojë dhe ndërprenë aksionet e tyre.
Të Juventusi debutoi vetëm Adrien Rabiot që e zëvendësoi Sami Khedira, gjersa Matthijs de Ligt, Merih Demiral, Aaron Ramsey dhe Danilo ishin në bankën rezervë. /Telegrafi/