Telegrafi

Juventusi e fillon edicionin e ri me barazim ndaj Udineses

Juventusi e ka filluar me barazim 2-2 edicionin 2021/22 në Serie A në udhëtim te Udinese.

Pas vetëm tre minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me anë të Paul Dybalas që u asistua nga Rodrigo Bentancur.

Biankonerët nuk u dalën me kaq dhe realizuan edhe golin e dytë me anë të Juan Cuadrados (23’), që u asistua nga Dybala.

Rastet e tjera nuk munguan në 45 minutat e parë, mirëpo rezultati mbeti 2-0.

Pjesa e dytë kishte një pamje tjetër, derisa ishte edhe një tjetër Udinese.

Qysh në minutën e 51-të, vendasit i ngushtuan shifrat në 2-1 nga penalltia e realizuar prej Ricaro Perreiras, një ish-lojtar i Juventusit.

Për t’i barazua shifrat në 2-2 u përkujdes Gerard Deulofeu, që përfitoi nga një dalje e gabuar e Wojciech Szczesny.

Deri në fund, Udinese tentoi të befasonte Juventusin, mirëpo shifrat mbetën të pandryshuara.

Juventusi kështu në xhiron e parë mori vetëm një pikë, derisa në të dytën do të ketë punë me Empolin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore