Ylli italian i Romës, Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet një objektiv i madh i Juventusit.
21-vjeçari nuk ka luajtur fare këtë sezon për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar, por ende parashikohet si një yll i ardhshëm i futbollit italian.
Emri i tij ka vazhduar të lakohet edhe gjatë kohës sa është i lënduar dhe Zaniolo është lidhur shumë me një largim nga Olimpico.
Klubi më i përfolur për transferimin e yllit italian ka qenë Juventusi dhe vazhdon të mbetet.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Juventusi është ende i interesuar të nënshkruajë me Zaniolon.
Lojtari thuhet se mund të largohet nga kryeqyteti nëse Roma nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. /Telegrafi/