Site icon Telegrafi

“Juventusi e dëshiron triumfin e dyfishtë”

Kwadwo Asamoah ka thënë se Juventusi dëshiron ta fitojë Kupën e Italisë dhe Scudetton.

Bianconerët janë tri pikë para Napolit në luftën e fortë që po ndodh në Serie A, ndërsa do të luajnë edhe në finale të Kupës me Milanin.

“E kemi nisur keq, por arritëm të bëjmë një kthim të madh”.

“Tani ne nuk mund ta hedhim poshtë atë që kemi arritur. Në fund shihet ajo që fitohet”.

“Duhet ta japim maksimumin në këto tetë ndeshjet e mbetura”

“Fitimin e dy trofeve? Do të provojmë. Nuk do të jetë e lehtë sikurse në vitin e shkuar, por punuan shumë dhe ia arritëm”, ka thënë Asamoah. /Telegrafi/

Exit mobile version