Juventus është vënë pas Karim Benzemas që mund të largohet nga Real Madridi.
Bianconerët janë në kërkim të zëvendësimit të Alvaro Moratas dhe spanjolli mund të zëvendësohet me një lojtar që vjen pikërisht nga klubi ku shkoi ai.
Kampionët e Serie A i kanë premtuar ekipin e parë francezit, por duhet të përballen edhe me konkurrencën e Wolfsburgut.
Klubi gjerman momentalisht ka bërë ofertë prej 30 milionë euro, por që është refuzuar nga spanjollët. /Telegrafi/