Telegrafi

Juventusi duket se ka pranuar ofertën e Manchester United, Ronaldo do të kthehet në klubin që e bëri të madh

Cristiano Ronaldo ka lënë sot Torinon për të udhëtuar për në Lisbonë, duke shkëputur rrugët me Juventusin.

Manchester United është futur në garë së fundmi, ku ka bërë edhe ofertë zyrtare.

Oferta e Manchester United është 15 milionë euro, plus bonuse në vlerë 8 milionë euro.

Thuhet se kjo ofertë është pranuar nga Juventusi, bëjnë me dije mediat angleze.

Klubet mund ta zyrtarizojnë së shpejti marrëveshjen, ku Ronaldo do të rikthehej te Manchester United.

Madje lojtari ka dhënë një deklaratë të shkurtër, ku ka thënë se klubi i tij i ri do të dihet për një orë.

Portugezi mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë edhe pse në moshën 36 vjeçare. /Telegrafi/