Pjesa e parë mes Maccabi Haiffas dhe Juventusit, po del të jetë shumë interesante, me izraelitët që janë në epërsi prej 2-0.
Izraelitët ishin të vendosur që në start duke krijuar raste para portës së Juventusit.
Epërsia erdhi në minutën e shtatë kur Pierre Cornud asistoi te Omer Atzili i cili me kokë shënoi për 1-0.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1579877983376257025
Në minutat 12 dhe 13, Maccabi kishte edhe dy raste me Tjarron Cheryn dhe Atzilin, por kësaj radhe nuk e gjetën rrjetën.
Tifozët pritnin rikthimin e Juventusit, por ishte Maccabi që krijonte dhe me meritë shënoi edhe golin e dytë.
Omer Atzili pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
https://twitter.com/FTCentre/status/1579887324397473793
Juventusi krejt në fund kishte një rast me Dusan Vlahovicin, por portieri Joh Cohen priti, ndërsa nga topi i kthyer nuk arriti të shënojë Arek Milik.
Zonjës së Vjetër i duhet shumë punë që të kthehet në lojë nga kjo pjesë e parë. /Telegrafi/