Cristiano Ronaldo është jashtë skuadrës së Juventusit për përballjen e nesërme me Atalantan, njoftoi trajneri Andrea Pirlo.
“Ne kemi një mungesë të rëndësishme”, ka thënë trajneri i Zonjës së Vjetër në fillim të konferencës së tij për shtyp.
“Cristiano nuk do të marrë pjesë në ndeshje për shkak të një problemi. Do të ishte shumë e rrezikshme për ne ta sillnim atë në Bergamo”.
“Shpresojmë se ai mund të shërohet për të mërkurën”.
Raundi tjetër pas kësaj është ndeshja e mesjavës me Parman.
“Çështja e Cristianos u ngrit pas ndeshjes së fundit. Ai nuk ishte në gjendje të ‘shtynte’ ashtu siç dëshironte gjatë stërvitjes këtë javë dhe ne preferojmë të mos e rrezikojmë atë. Dybala do të fillojë nesër”, ka shtuar më tej Pirlo.
Argjentinasi dhe Alvaro Morata janë të vetmit sulmues në dispozicion.
Federico Bernardeschi, i cili mund të ishte përshtatur si sulmues, është i infektuar me COVID-19. /Telegrafi/