Juventus- dhe Sassuolo kanë rënë dakord për shifrat e transferimit të Manuel Locatelli – ku lojtari do të kushtojë 35 milionë euro, por ende ka punë mes klubeve për formulën e blerjes.
Të dy klubet u takuan sot, ndërsa Sky Sport Italia dhe Sportitalia shkruajnë se do të ketë edhe një takim tjetër gjatë ditëve të ardhshme.
Ka përparim mes palëve dhe duket se klubet kanë rënë dakord me shifrat për transferimin, ku flitet për rreth 35 milionë euro, një ulje e konsiderueshme pasi klubi i Sassuolos e vlerësonte lojtari 40 milionë euro.
Sidoqoftë, pikëpyetjet e mëdha mbeten në formulën e pagesës, që do të bëhet mes klubeve.
Sassuolo do që marrëveshja të jetë me detyrim blerje për verën e ardhshme, ndërsa Juventus në atë kohë duhet ta përfundojë pagesën te Fiorentina për Federico Chiesan.
Juventusi kërkon huazim për dy sezone dhe blerjen përfundimtare në qershor 2023.
#Locatelli @juventusfc ⏳offerti oggi 35 bonus compresi (prestito annuale con obbligo alla qualificazione #Champions), il @SassuoloUS vuole un obbligo ancora più sicuro @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 13, 2021
Ekzistojnë gjithashtu edhe disa çështje, ku klubet po flasin për opsion e blerjes me detyrim, apo mundësi. Në fund janë edhe bonuset e lidhura me performancën dhe përqindjen e çdo transferimi të ardhshëm të lojtarit.
Bianconerët duan që lojtari të jetë me detyrim blejer, vetëm nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Locatelli ende duhet të pres që të kalojë në Juventus, por palët duket se janë më afër se kurrë që të mbyllin marrëveshjen. /Telegrafi/