Juventusi dhe Atalanta përballen në ndeshjen vetme të së shtunës në Serie A.
Bianconerët do të kenë punë të vështirë në shtëpi ndaj Atalantës në top formë.
Megjithatë, të dyja skuadrat ballafaqohen me lëndime dhe situata është më favorizuese për Juventusin.
Edhe pse me Alvesin, Barzaglin, Bonuccin dhe Pjacan sigurt jasht, mungesa e Etrit Berishës, Cabezas, Drames dhe Gagliardinit për shkak të suspendimit krijojnë situatë të vështirë për mysafirët.
Mbetet të shihet nëse do të paraqiten Higuain dhe Dybala, të cilët po ashtu janë në dyshim për sfidën.
Dueli zhvillohet të shtunën nga ora 20:45. /Telegrafi/