Arsenali është në bisedime të avancuara që ta shes Hector Bellerinin te Juventusi për afër 50 milionë euro.
Mbrojtësi spanjoll është duke e shikuar mundësinë që të largohet pas një sezoni jo të mirë.
Ai deshi që sezonin e kaluar të bashkohet me Barcelonën, por trajneri që u largua Arsene Wenger, nuk e lejoi.
Sipas radios spanjolle Cadena Ser, Juventus është duke e biseduar me lojtarin dhe klubin për një kalim të lojtarit në Torino.
Mësohet se kalimi i lojtarit mund të bëhet para se të fillojë Kampionati Botëror në Rusi.
Gjigantët italian po punojnë për një mbrojtës të djathtë pasi Dani Alves ishet larguar në verë.
Arsenali e kishte refuzuar ofertën e Barcelonës para 12 muajsh. Lojtari ka zhvilluar mbi 120 ndeshje në Ligën Premier. /Telegrafi/