Juventusi ka pësuar humbje nga Atalanta në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar e para me Paulo Dybalan, por ky i fundit nuk ishte i saktë.
Atalanta në rastin e parë serioz arriti të shënojë. Berat Gjimshti dha një pasim të mirë për Duvan Zapatan, i cili me tu futur në zonë me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1464648890192318465
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi nuk prodhoi më raste.
Juventusi rrezikoi i parime Adrien Rabiot në minutën e 65-të, por Juan Musso bëri pritje të bukur.
Fine primo tempo. Atalanta avanti. #JuveAtalanta pic.twitter.com/YTtqKX1eJh
— JuventusFC (@juventusfc) November 27, 2021
Krejt në fund Juventusi ka mundu të barazojë, por goditja e dënimit e gjuajtur nga Dybala u ndal në shtyllë.
Atalanta pas fitores ngjitet mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Juventusi i teti me 21 pikë. /Telegrafi/