Telegrafi

Juventusi dëshiron transferimin e N’Zonzit

Mesfushori qendror i Sevillas, Steven N’Zonzi, është ndër objektivat kryesore të transferimeve verore për kampionët italianë.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori i fuqishëm francez është në mesin e listës së blerjeve të Bianconerëve këtë afat të verës.

Lexo po ashtu Juve ka marrëveshje verbale me N’Zonzin?

Kjo vjen pasi Zonja e Vjetër kanë ftohur interesin e tyre në mesfushorin e talentuar të Lyonit, Corentin Tolisso.

Juve gjatë këtij viti ka praktikuar një formacion me vendosje 4-2-3-1, i cili është i ngjashëm me atë në të cilin ish-mesfushor i Blackburn dhe Stoke City ka lulëzuar gjatë dy viteve të tij në Estadio Sanchez Pizjuan.

28-vjeçari ka gëzuar një sezon të mirë pasi Sevilla përfundoi i katërti në La Liga dhe arriti në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve, duke bërë 46 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/