Telegrafi

Juventusi dëshiron t’ia rrëmbej Unitedit talentin Chong

Tahith Chong (Foto: Will Russell/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Juventusi po shikon mundësinë e ‘rrëmbimit’ të anësorit sulmues të Manchester United, Tahith Chong.

Sipas mediumit Daily Mail, Chong mbetet jashtë kontratës në fund të sezonit dhe marrëveshja për zgjatjen e saj nuk është arritur ende.

Interesi nga kampionët e Serisë A, ndër të tjera në të gjithë Evropën, paraqet një situatë të ngjashme me vitin e fundit të Paul Pogbas në kohën tij të parë në Old Trafford.

Juventusi është shumë i interesuar të nënshkruar me talentin 19-vjeçar të Manchester Unitedit, Tahith Chong.

Tahith Chong (Foto: George Wood/Getty Images/Guliver)

Pogba përfundimisht u largua drejt Juves në një transferim të lirë në vitin 2012 përpara se Unitedi ta blej prapë mesfushorin për një rekord botëror prej 105 milionë eurosh katër vjet më vonë.

Chong shënoi gol para një përfaqësuesi të Juventusit kur skuadra e United U-23 mposhti Stoke Cityn 3-1 të premten e kaluar dhe ka bërë tre paraqitje për ekipin e parë këtë sezon. /Telegrafi/