Site icon Telegrafi

Juventusi dëshiron të largojë Ronaldon sa më parë – por Zonja e Vjetër harron numrat e portugezit

Juventusi është duke e konsideruar shitjen e Cristiano Ronaldos në verën e vitit të ardhshëm, në mënyrë që të heq dorë nga paga e tij e lartë.

Klubi italian dëshiron që të sjell balance ekonomike, në mënyrë që t’i shmanget në tjetër krize siç është kjo aktualja me coronavirus.

Ronaldo aktualisht fiton rreth 30 milionë euro në vit te Zonja e Vjetër, e që është lojtari më i paguar në Itali.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022, por këta të fundit e duan shitjen e tij në verën e vitit 2021.

Një largim i tij do të varet edhe nga ajo se sa do të ofrojë skuadra që dëshiron t’i marrë shërbimet e tij në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Juve do ta nxjerrë në shitje Ronaldon në verën e ardhshme

Ronaldo deri më tani ka shënuar 71 gola në 94 ndeshje për Juventusin, gjersa në edicionin e kaluar realizoi 31 gola në Serie A.

Ai tashmë ka fituar dy tituj të ligës italiane, mirëpo që nuk ka arritur të dërgojë shumë larg Juventusin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version