Juventusi nuk beson më në cilësitë e Arthur Melos dhe është i gatshëm ta largojë në janar.
Mesfushori brazilian kaloi te Zonja e Vjetër nga Barcelona si pjesë e shkëmbimit me Miralem Pjanicin, mirëpo nuk e ka gjetur vetën në Torino.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Biankonerët e kanë vënë Arthurin në listën e shitjeve në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra nga Liga Premier janë të interesuar për shërbimet e tij, ndërsa më favoritë në këtë garë janë Tottenhami dhe Evertoni.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025, ndërsa vlera e tij në treg është 35 milionë euro.
Juventusi nuk do ta lëshojë lojtarin pa i marrë së paku 30 milionë euro dhe duan që sa më parë ai të largohet nga skuadra. /Telegrafi/