Sipas Sky Sport Italia, Juventusi i ka kërkuar Paris Saint-Germainit shërbimet e dyshes, Blaise Matuidi dhe Serge Aurier.
Lidhja e Juventusit me Matuidi dihet që nga janari i këtij viti, kur ata ishin shumë afër një transferimi.
Francezi u shfaq si kandidati ideal për mesfushën pasi Sevilla refuzoi të ulë çmimin prej 40 milionë eurosh për Steven N’Zonzi.
Juventusi nuk po diskuton vetëm për Matuidin me PSG, por është edhe duke pyetur për mbrojtësin e djathtë, 24-vjeçarin Aurier.
Reprezentuesi nga Bregu i Fildishtë shihet si një alternativë nëse Juventusi nuk arrin të kapë objektivin e tyre kryesor, Danilo të Real Madridit.
Aurieri gjithashtu mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe madje edhe në të majtë nëse është e nevojshme, duke e bërë atë një pasuri të vlefshme.
Megjithatë, ai bëri vetëm 32 ndeshje konkurruese për Paris Saint-Germain këtë sezon, duke siguruar pesë asistime, dhe është i njohur për të pasur karakter prej temperamenti. /Telegrafi/