Site icon Telegrafi

Juventusi buzëqesh, kthehet Dybala

Trajneri Massimiliano Allegri do të ketë të gatshëm edhe Paolo Dybalan nga ndeshja me Genoan.

Sulmuesi argjentinas ka lënë pas përfundimisht dëmtimin e pësuar dhe është i gatshëm edhe për t’a filluar ndeshjen qysh nga minuta e parë.

Gjithsesi stafi teknik nuk dëshiron që të rrezikojë me të, teksa mund të mjaftohet me pak minuta aktivizim, apo me thjesht grumbullim për Dybalan.

Juventusi ka vuajtur shumë këtë vit me dëmtimet, por kjo nuk e ka penguar të jetë në pozitën e parë në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version