Telegrafi

Juventusi bindet nga Alves, kontratë edhe dy vite

Alves i vendosi ultimatum dy ditë më parë Juventusit që të rinovonte kontratën dhe konfirmimi për këtë ka ardhur pikërisht sot.

Gazetta dello Sport, shkruan se Juventues ka rinovuar kontratën me yllin brazilian deri në vitin 2019.

Ai u transferua një vit më parë nga Barcelona dhe ka shënuar 6 gola dhe 7 asistime në 33 ndeshje.

Alves ishte ndër më meritorët që Juventusi u shpall kampion i Italisë dhe e fitoi Kupën.

Madje ai shënoi gol në finale të Kupës.