Telegrafi

Juventusi beson ende në Scudetto

Zvicerani u rikthye në fusha pas një operacioni në zemër dhe ka filluar ta gjejë formën e tij.

“Ishte një periudhë e vështirë, por rikthimi është fantastik. Para se të jem një futbollist, jam një njeri. Baba, burrë, shokë dhe djalë. Që kështu nuk kam menduar për kthimin në futboll”.

“Në Ligën e Kampionëve kemi bërë mirë, pasi kishim grupin më të fortë dhe më të vështirë”.

“Ne kemi luajtur me katër mbrojtës në Mançester dhe fituam. Kemi luajtur 3-5-2 në shtëpi dhe kemi fituar. Kjo tregon se skuadra mund të luajë në çfarëdo sistemi”.

“Ne duhet të besojmë në Scudetto,por momentalisht ne duhet të mendojmë që të tubojmë sa më shumë pikë deri në Krishtlindje, e pastaj te shohim se çfarë do të ndodh për pas vitit të ri”, ka thënë Lichtsteiner. /Telegrafi/