Edhe pse kishte vendosur të largohet në fund të sezonit nga Borussia Moenchegladbach, një gjë e tillë mund të vije më herët.
Denis Zakaria mund të ndryshojë ambient qysh në 72 orët e ardhshme, ku nga Gjermania do ta bëj transferimin në Serie A italiane.
Mesfushori zviceran është në bisedime të avancuara me Juventusin, skuadër që ka kërkuar menjëherë transferimin e tij.
Fabrizio Romano ka raportuar se agjentët e rinj të Zakarias tanimë janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e gjigantit italian.
Zonja e Vjetër ka bërë një ofertë në drejtim të Gladbachut dhe dy skuadrat po diskutojnë.
Juventus are pushing to sign Denis Zakaria immediately. Talks ongoing with Borussia Moenchengladbach and Zakaria’s new agents in the last few hours. ⚪️⚫️ #Juve
Negotiations ongoing to reach an agreement over last minute move. Juve have made their proposal. @SkySport pic.twitter.com/H1fUSW277R
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2022
Transferimi i Zakarias në Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit duket punë e kryer.
Oferta e Juves në drejtim të Gladbach për Zakarian është shtatë milionë euro dhe klubi gjerman është duke menduar ta pranojë atë.
Vlen të theksohet se për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Borussia Dortmund, Bayern Munich, Chelsea, Roma, Napoli, Barcelona e Liverpool. /Telegrafi/
Juventus have submitted an opening proposal to sign Denis Zakaria immediately: €7m add ons included. Borussia Moenchengladbach will decide soon. ⚪️⚫️ #Juventus
Juve need at least one midfielder to leave in the next hours – Rodrigo Bentancur or Arthur Melo, as things stand. pic.twitter.com/HPnaFmNs9o
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2022