Juventusi thuhet se është gjithmonë e më pranë emërimit të Maurizio Sarrit, si trajner i ri i bardhezinjëve.
Sportitalia shkruan se janë bërë ‘hapa përpara’ sa i përket janë Sarrit si zëvendësues i Max Allegrit.
Gazetari i Sportitalia, Alfredo Pedulla, që është i njohur për lidhjet e tij me trajnerin, ishte ai që e kishte lajmëruar kalimin e tij në Chelsea verën e kaluar.
60-vjeçari pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Ai ka arritur ta dërgojë klubin në Ligën e Kampionëve dhe është në finale të Ligës së Evropës.
Juventusi është në kërkim të trajneri pasi që e ka mbyllur marrëveshjen me Max Allegri pas pesë vitesh. /Telegrafi/