Site icon Telegrafi

Juventusi i bashkohet garës për Berardin, italiani shihet si zëvendësues i Di Marias

 Angel Di Maria është larguar nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim në Allianz Stadium.

Sulmuesi argjentinas ka lënë hapësira në krahun e djathtë dhe Zonja e Vjetër është duke kërkuar një futbollist për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga Di Maria.

Emri i ri në listën e torinezëve është Domenico Berardi, një futbollist që edhe më parë ka qenë pjesë e Juventusit.

Lexo po ashtu Berardi është objektivi kryesor i Milanit për krahun e djathtë të sulmit

28-vjeçari ishte blerë nga Zonja e Vjetër në vitin 2013, por qëndroi te Sassuolo si i huauzar dhe nuk kishte luajtur kurrë për gjigantin italian.

Zonja e Vjetër në fillim të javës së ardhshme pritet të takohet me drejtuesit e Sassuolos për të biseduar për të ardhmen e Berardit.

Lexo po ashtu Marash Kumbulla bije në grackën e Berardit, ndëshkohet direkt me karton të kuq - Roma po e pëson keq nga Sassuolo

Skuadra zigjelbër e vlerëson reprezentuesin italian 30 milionë euro, shumë që Juventusi synon ta ulë për disa miliona.

Vet Berardi është shprehur i gatshëm për një lëvizje nga Sassuolo dhe synon të nis një aventurë të re, ku ai kërkohet edhe nga Lazio, Roma dhe Milani. /Telegrafi/

Exit mobile version