Telegrafi

Juventusi barazon në derbi me Torinon, rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Torino dhe Juventusi kanë barazuar në “Derby della Mole” me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 28-të të Serie A.

Ndeshja mes Torinos dhe Juventusit doli të jetë shumë interesante dhe shumë raste përveç golave.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Juve, që asistimin e Cristiano Ronaldos nuk arriti ta kthejë në gol Federico Chiesa.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. Alvaro Morata dhe Ferderico Chiesa, luajtën bukur mes tyre, ku italiani shënoi duke e kaluar Juventusin në epërsi për 1-0.

Por në rastin e parë Torino, arrijnë të barazojnë rezultatin. Antonio Sanabria përfitoi nga një top i kthyer nga Wojciech Szczęsny për 1-1.

Më këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte edhe më e bukur.

Torino në aksionin e parë arriti të shënojë, me Sanabrian, i cili shënoi për 2-1.

Juventusi shtoi presionin drejt portës së Torinos, duke radhitur rastet.

Por goli i barazimit erdhi në minutën e 81-të. Një top i kthyer në zonë nga Giorgio Chiellini u prek me kokë nga Cristiano Ronaldo për tu barazuar në 2-2.

Deri në fund të dy skuadrat tentuan, por nuk ia arritën të shënonin.

Më këtë barazim Juventusi rrëshqet në vendin e katërt me 56 pikë. /Telegrafi/