Përderisa Milanit iu desh të kthehet në Milanello natën e mbrëmshme, Juventusi ka arritur në Katar dhe është duke stërvitur nën vapën e 24 gradë celsius në Doha.
Në mëngjes Bianconerët kanë bërë një stërvitje nën urdhrat e trajnerit Max Allegri.
Por skuadra kishte para stërvitjes një vizitor special, pasi Xavi kishte zbarkuar në stadiumin ku Juve po kryen stërvitjet.
Ish mesfushori i Barcelonës, fillimisht takoi krerët e klubit Pavel Nedeve dhe Fabio Paraticin.
Ai pastaj takoi edhe lojtarët e klubit, ku të gjithë ishin të lumtur që kishin një legjendë si Xavi në stërvitje.
Xavi është duke bërë karrierë në Katar. /Telegrafi/