Telegrafi

Juventusi arrin marrëveshjen për Bernardeschin

Juventusi besohet se ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për anësorin, Federico Bernardeschi.

Bianconerët kanë bërë shumë presion për të transferuar anësorin fenomenal i ciili shkon te Juventusi në momentin më të mirë të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Sky Italia me gazetarët Alfredo Pedulla dhe Gianluca Di Marzion konfirmojnë se Juventusi ka bërë ofertën të cilën e ka pranuar Fiorentina.

Mendohet se Zonja e Vjetër do të paguaj 40 milionë euro për Bernardeschin me 10% të tjera që do të paguhen në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve të klubit torinez.

23 vjeçari tashmë ka pranuar të kalojë te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/