Telegrafi

Juventusi arrin marrëveshje pesëvjeçare me drejtorin sportiv të Napolit

(Foto: Getty Images)

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratë pesëvjeçare.

51-vjeçari ka luajtur rol vendimtar në ngritjen e Partenopei drejt suksesit historik në Serie A duke transferuar emra, si Khvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen e Kim Min-Jae.

Pasi i ndihmoi Napolit t’u jepte fund pritjes 33 vjeçare për Scudetto, Giuntoli është i gatshëm për një aventurë të re në karrierën e tij dhe Torino pritet të jetë destinacioni i ri.

Lexo po ashtu Jo vetëm Juventusi: Chelsea, Man United dhe Tottenham e duan Giuntolin

Juve ka nevojë për drejtor të ri sportiv për sezonin 2023/2024 që do të jetë i vështirë për shkak të mospjesëmarrjes potenciale në Ligën e Kampionëve.

Siç detajon, La Gazzetta dello Sport, Giuntoli ka arritur marrëveshje verbale për kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër, me përfitime neto vjetore prej 1.5 milion euro. /Telegrafi/