Telegrafi

Juventusi afër transferimit të Pellegrit

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 24: Pietro Pellegri of Genoa CFC (R) competes for the ball with Joao Miranda de Souza Filho of FC Internazionale Milano during the Serie A match between FC Internazionale and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on September 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi janë afër për të nënshkruar me talentin e Genoas, Pietro Pellegri, për 25 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta dhe menaxheri gjeneral Fabio Paratici, janë takuar me Giorgio Perinettin e Genoas të hënën për të diskutuar rreth Pellegrit.

Lexo po ashtu PSG përfshihet në garën për talentin Pietro Pellegri

Rossoblu kërkojnë 30 milionë euro për 16-vjeçarin, por gazeta është e bindur se marrëveshja do mbyllet për 25 milionë.

Pellegri nuk do kalojë te klubi nga Torino deri në qershor, por me mundësi të vazhdojë i huazuar te Genoa edhe për një sezon.

Matias Vecino dhe Pietro Pellegri gjatë një dueli (Getty Images)

Sulmuesi është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon, tri nga të cilat i ka filluar. Në 280 minuta lojë ai ka shënuar dy gola.

Genoa renditet në vendin e 15 aktualisht në Serie A. /Telegrafi/