Juventusi janë afër për të nënshkruar me talentin e Genoas, Pietro Pellegri, për 25 milionë euro.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta dhe menaxheri gjeneral Fabio Paratici, janë takuar me Giorgio Perinettin e Genoas të hënën për të diskutuar rreth Pellegrit.
Rossoblu kërkojnë 30 milionë euro për 16-vjeçarin, por gazeta është e bindur se marrëveshja do mbyllet për 25 milionë.
Pellegri nuk do kalojë te klubi nga Torino deri në qershor, por me mundësi të vazhdojë i huazuar te Genoa edhe për një sezon.
Sulmuesi është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon, tri nga të cilat i ka filluar. Në 280 minuta lojë ai ka shënuar dy gola.
Genoa renditet në vendin e 15 aktualisht në Serie A. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=h-XTJRetsOg